gjithmonë afër jush...

Studio Iks ështe një studio multimediale me vendondodhje në qytetin e Preshevës e krijuar në vitin 1997. Merremi me dizajn, shtyp, servisime te kompjuterëve, shitje, krijime te rrjetave etj. Gjatë 9 viteve pune kemi arritur që shumë afaristëve në qytetin e Preshevës dhe më gjërë tu japim mundësinë të kyçen me botën e biznesit me anë të marketingut. Poashtu gjatë këtyre viteve kemi arritur që me punën tone të dalim edhe jashtë kufijve. Kemi partnerë duke filluar nga Presheva, Kosova dhe Evropa. Stafi i kualifikuar dhe kualiteti i lartë i ka mundësuar kësaj studio që të ketë një emër të njohur dhe të mbrojtur, kjo do të thotë se kemi arritur të kemi parnerë të përhershëm. Por, kjo nuk do të thotë se ne nuk do të punojmë edhe më shume, suksesi ynë na jep shkas që edhe me tej kë vazhdojme me punën tonë. Kohëve të fundit kemi filluar edhe me disa mënyra tjera të reklamimit siç janë video dhe audio klipet.
Teknologjinë që ne e përdorim ështe e fjala e fundit e teknologjisë botërore, duke filluar nga aparatet për printim nga ata më të theshtit e deri në ata më të shtrenjte natyrisht laserik.aparatet digjitale për video montazhë, softwerët më të sofistikuar për dizajn, foto, video, audio etj.
Gjithashtu Studio Iks është e njohur edhe si shkollë kompjuterike. Kemi laboratorët kompjuterikë ku u ofrojmë të gjitha gjeneratave mundësi pë tu kyçur në botën e kompjuterizmit. Shkolla kompjuterike ekziston që nga fillimi i punës sonë, kjo don të thotë se kemi pasur sukses edhe në edukim.